Skandali me qumështin në Kosovë: Vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të kompanive vendore
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka publikuar rezultatet e kontrollit në sektorin e qumështit. AUV, tha se nga 495 mostra që janë analizuar kanë dalë 93 mospërputhje, 46 prej të cilave kanë të bëjnë me deklarimin dhe praninë e vajit të palmës.










